Kurti Clinic — Dental Care
SQ
Rezervo konsultë
Home / Teknologjitë

Teknologji diagnostike dhe laborator dentar brenda klinikës.

Nga imazhi 3D te kurora e përfunduar — çdo hap kontrollohet nga i njëjti ekip.

DIAGNOSTIKË & KIRURGJI

CBCT 3D: planifikim i saktë para çdo ndërhyrjeje

Imazh CBCT 3D në ekran
CBCT 3DTomografia 3D tregon kockën, nervat dhe sinuset me saktësi milimetrike. Kështu çdo implant planifikohet në kompjuter — pozicioni, gjatësia dhe këndi — përpara se të fillojë ndërhyrja.
Njësi dentare Dentsply Sirona Intego
Njësi Dentsply SironaKabinete të pajisura me njësi Dentsply Sirona Intego dhe dritë operative, për trajtime të sakta dhe të rehatshme — nga higjiena deri te kirurgjia.
Motor kirurgjikal për implante
Motor kirurgjikalMotorë kirurgjikë që kontrollojnë shpejtësinë dhe forcën e shtrëngimit gjatë vendosjes së implantit, me ftohje të vazhdueshme për të mbrojtur kockën.
Centrifugë PRF Duo
PRFNga një sasi e vogël e gjakut tuaj përftohet një koncentrat natyral (PRF) që përdoret në zonën e ndërhyrjes për të mbështetur shërimin e indeve dhe të kockës.
Kirurgu me lupa zmadhuese gjatë ndërhyrjes
Lupa zmadhueseKirurgu punon me lupa zmadhuese dhe ndriçim frontal, për të parë çdo detaj të fushës operative dhe për ndërhyrje më pak invazive.
LABORATORI DENTAR

Laboratori dentar: punimet tuaja prodhohen dy dyer larg karriges.

Kurorat, urat dhe punimet mbi implante prodhohen në laboratorin tonë me zirkon dhe qeramikë, nga teknikë që punojnë çdo ditë krah kirurgut. Punimi provohet në gojë, korrigjohet në vend dhe përfundohet pa e dërguar askund — më pak vizita dhe më shumë kontroll mbi rezultatin.

Stacion dizajni digjital me exocadDizajn digjital (CAD)Dhëmbët modelohen në softuer përpara prodhimit.
Printer 3D Shining 3DPrintim 3DModele, udhëzues kirurgjikë dhe punime provizore.
Furrë qeramike Ivoclar Programat P310Furrë qeramike IvoclarPjekja dhe glazurimi i kurorave dhe fasetave.
Pajisje polimerizimi UVPolimerizim UVPërfundimi i punimeve të printuara.

Dëshironi ta shihni klinikën nga afër?

Rezervo konsultë